Moti sot e nesër në Kosovë kryesisht me diell, pasditeve me rrebeshe shiu dhe bubullima

Moti sot e nesër në Kosovë kryesisht me diell, pasditeve me rrebeshe shiu dhe bubullima

Fillimi i javës në Kosovë, do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellë dhe më diell. Ndërsa gjatë orëve të pasdites, priten zhvillime të rrebesheve të shiut të shoqëruar me bubullimë.

Dita e hënë do të mbajë mot i ngrohtë i kthjellët gjatë orëve të para të ditës, ndërsa pasdite me reshje shiu dhe mundësi për bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 26 °C.

Paraditja e së martës do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell, kurse pasditja me reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 17 deri në 27 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 20 deri në 22 °C. /Motilokal.com