Java nis me diell dhe temperatura të larta, në zonat malore vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri

Java nis me diell dhe temperatura të larta, në zonat malore vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri

Edhe kjo javë në vendin tonë parashikohet të dominohet nga moti i nxehtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell, por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare gjatë pasditeve në relievet kodrinore-malore ku pritet të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave apo stuhive.

Dita e hënë në do të mbajë mot i nxehtë, pjesërisht me re në orët e para të ditës, ndërsa pasdite do të jetë pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të luhatën nga 14 deri në 31 °C.

E marta do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët gjatë paradites, kurse pasdite me mot pjesërisht me re dhe vende-vende me reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24 deri në 31 °C.

Dita e mërkurë do të mbajë mot pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të sillen prej 24 deri në 28 °C. /Motilokal.com