Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit, përkatësisht Institutit për Mbrojtjen e Natyrës, ka shprehur vazhdimisht shqetësimin për ndërhyrjet ilegale në Monumentin e Natyrës “Ujëvarat e Mirushës”.
Pas aktualizimit të problemit të shterjes së ujit në rrjedhën e lumit Mirusha dhe mungesën e tij në rrjedhën e poshtme te Ujëvarat e Mirushës, dhe pas interesimit të vazhdueshëm të mediave dhe publikut të gjerë për të ditur më shumë rreth angazhimeve dhe qëndrimeve të AMMK përkatësisht Institutit për Mbrojtjen e Natyrës, për këtë çështje ju informojmë me sa vijon.
Instituti për Mbrojtjen e Natyrës në kuadër të monitorimit të gjendjes së zonave të mbrojtura ka përcjell dhe monitoruar në mënyrë të vazhdueshme edhe gjendjen e Monumentit të Natyrës Ujëvarat e Mirushës dhe rrjedhës se lumit Mirusha.
Nga ky monitorim i vazhdueshëm i gjendjen janë përgatitur vlerësime dhe raporte të cilat janë adresuar tek institucionet përkatëse të nivelit qendror dhe lokal.
Ne mënyrë specifike Instituti për Mbrojtjen e Natyrës ka reaguar dhe ka informuar institucionet përkatëse edhe lidhur me ndërtimin e pendës në rrjedhjen e mesme të Lumit Mirusha (rrjedha e lumit e mbrojtur në vitin 1982). Me këtë rast Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës ka reaguar dhe e ka shprehur shqetësimin e tij në MMPH, Departamentin e Ujërave (tani ARPL), Inspektoratin e MMPH së, dhe në Komunën e Malishevës në vitin 2009. (një përmbledhje e këtij reagimi është publikuar në Raportin Gjendja e Natyrës 2008-2009).
Këto institucione sipas përgjegjësive të tyre është dashur që të intervenojnë për parandalimin e këtyre veprimeve dhe për përmirësimin e gjendjes.
Për më tepër Instituti për Mbrojtjen e Natyrës, ka konstatuar se territori i pellgut të Lumit Mirusha është terren karstik dhe çdo ndërhyrje në shtratin e lumit ndikon në qarkullimin normal të ujit. Sipas vëzhgimeve në terren janë disa faktorë që kanë ndikuar në shterjen e lumit Mirusha duke përfshirë:
• Shfrytëzimi i ujërave nëntokësorë nga puset (bunarët) në rrjedhjen e epërme të lumit Mirusha, ku nga këto burime nëntokësorë furnizohet pjesa me e madhe e vendbanimeve të komunës se Malishevës;
• Shfrytëzimi i ujit pa kriter në shtratin e lumit Mirusha nga banorët e fshatrave përreth për ujitjen e tokave bujqësore;
• Kushtet klimatike, (mungesa e reshjeve gjatë stinës se verës, temperaturat e larta, etj.)
• Po ashtu edhe penda e ndërtuar nga Komuna e Malishevës, mund të ketë ndikuar në mos qarkullimin normal të ujit në shtratin e lumit Mirusha.
Të dhëna shtesë për raportimet dhe vlerësimet për gjendjen e Monumentit të Natyrës Ujëvarat e Mirushës janë prezantuar edhe në raporte tjera si:
Raporti për gjendjen e natyrës 2008-2009 (faqe 60) http://ammk-rks.net/repository/docs/Raporti_Natyra_Shqip.pdf
Raporti për gjendjen e natyrës 2010-2014 (faqe 67-69) http://ammk-rks.net/…/d…/Raporti_i_Natyres_2010-2014_web.pdf
Raporti për gjendjen e natyrës 2015-2017 (faqe 79-81) http://ammk-rks.net/…/Raporti_per_gjendjen_e_natyres_2015-2…/Motilokal.com
