Sicilianët vizitojnë kriporen e Vlorës

Sicilianët vizitojnë kriporen e Vlorës

Organizata “Shpendët e Shqipërisë”, ka bërë të ditur se një tjetër flamingo i unazuar është fotografuar nga vullnetarët tanë në kriporen e Vlorës.

“Ky ekzemplar është unazuar në 31 korrik të vitit 2017 në kriporen e Priolos e ndodhur pranë qytetit historik të Sirakuzës në ishullin Italian të Sicilisë dhe ka përshkruar rreth 530 km për të arritur në kriporen e Vlorës. Flamingo është raportuar si lloj rastësor në Shqipëri që në fillim të vitit 60-të. Mbas viteve 90-të numri i flamingove në vendin tonë ka filluar të rritet ndjeshëm, duke arritur shifra të përhershme me mbi 2000 individë në 10 vitet e fundit”, thuhet në njoftim.

Image may contain: text that says 'Bosnia rzegovina Sarajevo taly Rome Montenegro Podgorica kaBulgaria Prishtina 'Sofia Adriatic Sea Tirana Procida aCar Skopje Macedonia (FYROM) Makedonia Thraki yrrhenian Albania Tekirda iuounai Thessalia Sterea Ellada Greece IolLipari Aegean Sea Sicilia (S) Priolo Gargallo Ionian Sea Peloponnisos Dytiki Ellada.ke lonio Gozo Malta கூ03 Kriti Crete Crete'

Sipas njoftimit të kësaj organizate në numër më të madh ky lloj haset në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë si dhe në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Megjithatë është vrojtuar pothuajse në të gjitha ligatinat bregdetare te vendit, madje edhe më tutje, sikurse është rasti i liqenit të Pogradecit.

Image may contain: outdoor and water

Nga hasja e individëve të unazuar origjina e flamingove që shihen në vendin tonë është nga: Spanja, Franca, Italia dhe Turqia.

Image may contain: text that says 'SUNLTUETO េENE bania PPNEA reservation Natura Environment Origjina e flamingove (Phoenicopterus roseus) qe shihen ne Shqiperi Origin of flamingos (Phoenicopterus roseus) observed in Albania Vendet origjines/ Countries fOrigin Shqiperia Albania'

Ky lloj ende nuk folezon në Shqipëri edhe pas tentativave disa vjeçare tashmë për të krijuar një koloni në kriporen e Vlorës./Motilokal.com

Image may contain: text