Disa komuna të Kosovës përfshihen nga stuhi të fuqishme me shi, breshër dhe bubullima

Disa komuna të Kosovës përfshihen nga stuhi të fuqishme me shi, breshër dhe bubullima

Një stuhi e fuqishme me shi dhe erëra të forta të shoqëruara me bubullima dhe vetëtima ka përfshirë pasditen e sotme Prishtinën dhe pjesë tjera të Kosovës.

Gjatë paradites komuna e Istogut është goditur nga një stuhi me breshër dhe era të forta. Po ashtu breshër me madhësi veze ka rënë edhe në Vushtrri.

Edhe Mitrovica është përballur me motin e ligë, stuhi me shi. Nga Moti i ligë është goditur edhe Podujeve ku nga reshjet e mëdha të shiut dhe breshërit ka edhe dëme në bujqësi.

Dje Motilokal.com ka paralajmëruar se gjatë fundjavës Kosova do të përfshihet nga një moti i ligë me rrebeshe shiu, stuhi të fuqishme të shoqëruara me bubullima./Motilokal.com


Image may contain: sky, house, tree, plant, outdoor and nature

Image may contain: people standing, sky, outdoor and nature