Zjarri i rënë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon të përhapet me shpejtësi dhe ka dalë jashtë kontrollit.
Autoritet në Kaliforni janë detyruar të evakuojnë rreth 500 familje nga zona e zjarrve.
Sipas njoftimeve zjarri është përhapur me shpejtësi, i ndihmuar dhe nga era, dhe deri tani raportohet të ketë djegur rreth 400 hektarë me pyje dhe shkurre në zonën qendrore të Los Angeles.
Më shumë se 300 zjarrfikës kanë shkuar për të vënë flakët në kontroll, të ndihmuar dhe nga helikopterët dhe avionët.
“Kushtet kanë ndikuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit”, tha për mediat shefi i zjarrfikësve, Robert Garcia. Rënia e këtij zjarri vjen në një moment kur SHBA vazhdon të përballet me një numër të lartë rastesh të reja me Covid-19./Motilokal.com







