Kosova, e para në botë për vdekje nga koronavirusi në një milion banorë

Kosova, e para në botë për vdekje nga koronavirusi në një milion banorë

Kosova vazhdon të kryesojë listën e zezë të koronavirusit. Me pak mbi 1.7 milionë banorë, në Kosovë kanë vdekur 365 persona si pasojë e COVID-19 dhe kjo e vë në krye të listës së vendeve për vdekje në një milion banorë.

Themeluesi dhe Drejtori i Institutit për Hulumtime “Scripps”, Eric Topol i cili njëherësh është edhe profesor i mjekësisë molekulare, ditë ma parë ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter rang listën e shteteve me më së shumti vdekje në një milion banorë, ku e para është Kosova.

Image

Sipas tabelës, Kosova renditet e para për raste të vdekjeve nga COVID-19 për një milion banorë, e ndjekur nga Peru, Bolivia, Meksika dhe Panamaja.

1. Kosova

2. Peruja

3. Bolivia

4. Meksika

5. Panamaja

6. Brazili

7. Mali i Zi

8. Bosnja

Në Kosovë, deri më sot janë prekur me COVID-19 10.795 persona./Motilokal.com