Një fenomen i pazakontë është kapur në brigjet e Australisë, afër Sidneit. Moti i egër ka detyruar dy ujëvara të rrjedhin nga ana e kundërt, që sipas meteorologëve ndodh për shkak të erërave të forta që godasin shkëmbinjtë.
Ujëvara e kundërt u krijua ndërsa erërat kapnin shpejtësinë deri në 70 kilometra në orë, duke goditur një shkëmb në në Royal National Park në New South Wales.
Stuhia e fortë dhe shiu i rrëmbyeshëm që ka goditur Sidnein ditët e fundit solli në këtë pamje spektakolare që shihet zakonisht vetëm disa herë në vit./Motilokal.com



