Meteorologët po parashikojnë më shumë uragan nga ç’pritej këtë vit në mbarë Amerikën e Veriut. Ata thonë se do të ketë më shumë stuhi, përfshirë edhe më shumë uragane të mëdha nga sa u parashikua në fillim të vitit. Por, ata nuk mendojnë se kjo do të tejkalojë rekordin e sezonit të vitit 2005.
Uragani Dorian i vitit të kaluar solli erëra dhe reshje të shumta në Shtetet e Bashkuara.
Sezoni i këtij viti pritet të jetë edhe më i ngarkuar.
Në muajt e ardhshëm, parashikuesit e motit presin të shohin rreth dy herë më shumë fronte atmosferike me stuhi sesa në një vit normal.
Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferës në SHBA (NOAA) të enjten parashikoi deri në 16 stuhi të tjera tropikale këtë vit, deri në 25, më të lartat në historinë e agjencisë.
Sezoni i uraganeve të Atlantikut 2020, i cili filloi më 1 qershor, ka prodhuar tashmë nëntë stuhi tropikale të emërtuara, dy prej të cilave arritën forcën e uraganit, përfshirë Isaias që shkatërroi bregdetin e Atlantikut të Amerikës së Veriut këtë javë.
"Asnjëherë nuk kemi parashikuar deri në 25 stuhi të emëruara, kështu që kjo është hera e parë", tha Gerry Bell, një nga ekspertët kryesorë të parashikimit të sezonit të uraganeve në Administratën Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën (NOAA).
Numri i stuhive tropikale mund të jetë deri në 19 në vit, tha Bell, i cili do të mbetet akoma mbi mesataren dhe do të linte nëntë të tjera për tu zhvilluar para se sezoni të përfundon më 30 nëntor.
"Mund të ketë më shumë (se 25)", tha ai.
Agjencia Kombëtare e Oqeaneve dhe Atmosferës (NOAA) rriti gjasat e një sezoni mbi mesatar të uraganeve nga 60 në 85 për qind.
Por, ky sezon nuk ka të ngjarë të tejkalojë 28 stuhitë e vitit 2005, sepse oqeanet ishin më të ngrohta dhe kushtet e tjera ishin më të favorshme për formimin e stuhive 15 vjet më parë, sipas Agjencisë Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën.
Më parë, NOAA parashikoi 13 deri 19 të quajtura stuhi, përfshirë 3 deri në 6 uragane të mëdha. Ka pasur 18 stuhi të emëruara vitin e kaluar dhe 15 në vitin 2018.
Një sezon mesatar i uraganit prodhon 12 stuhi të emëruara, përfshirë gjashtë uragane, gjysma e të cilave janë kryesore.
Universiteti Shtetëror i Kolorados, i cili ishte pioner i parashikimit të sezonit të stuhive dekada më parë, të mërkurën e rriti parashikimin e tij për këtë sezon në 24 stuhi, 12 uragane dhe 5 uragane të mëdha, një numër më i lartë krahasuar me parashikimin e tyre të muajit qershor.
Një vit mesatar, bazuar në të dhënat e viteve 1981-2010, është një sezon me 12 stuhi me emra, gjashtë uragane dhe tre uragane të mëdha.
Për çdo sezon zgjidhen 21 emra për stuhitë. Nëse ka më shumë se 21 stuhi, meteorologët përdorin shkronjat e alfabetit grek për emërimin e tyre.
Në një vit normal, rreth 90 për qind e stuhive ndodhin pas 6 gushtit, kulmi i sezonit arrin nga mesi i gushtit deri në mes të tetorit.
"Pra, pavarësisht nëse është një sezon rekord apo jo, fakti është se do të ketë më shumë uragane në këtë sezon", tha meteorologu Gerry Bell.
Deri tani këtë vit, ka patur nëntë stuhi tashmë të emëruara. Më shkatërrimtari ka qenë uragani Isaias i këtij muaji që vrau të paktën nëntë njerëz dhe la miliona njerëz pa energji elektrike./Motilokal.com
