Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore private në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) ka vazhduar me trajtimin e kërkesave për licencimin e shërbimit të testimeve për SARS Cov-2.
Sipas MSH-së nga aplikacionet e shqyrtuara në vijim, janë licencuar edhe 9 ISHP për kryerjen e testimeve serologjike për SARS Cov-2.
Më herët, Ministria e Shëndetësisë (MSh) kishte licencuar edhe 29 laboratore tjera.
Të njëjtat do të monitorohen në vazhdimësi nga MSH-ja dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës lidhur me dallaveret e mundshme me çmime./Motilokal.com
