Vaksina kundër COVID-19 pret të kalojë fazën e tretë të testimit për ta kthyer njerëzimin në normalitet

Vaksina kundër COVID-19 pret të kalojë fazën e tretë të testimit për ta kthyer njerëzimin në normalitet

Ka më shumë se 150 vaksina në botë në zhvillim e sipër, nga Kina në Britani të Madhe, në SHBA, të gjithë po përpiqen të gjejnë kurën për COVID-19. Disa po dështojnë në gjithë këtë, por të tjerë po tregojnë suksese, si kjo vaksinë nga Kina. Ajo kaloi fazën 1 dhe fazën 2, që do të thotë se të gjithë që e morën atë janë të sigurt nga COVID, dhe tani është në fazën e fundit, fazën 3.

Blogeri Nas Daily, gjatë një udhëtimi në Abu Dhabi ka treguar se aty po bëjnë prova për vaksinat – 15.000 vullnetarë si këta persona po marrin këto vaksina në Emirate tani. Nëse vaksinat funksionojnë tek ta, atëherë ajo kalon fazën 3 dhe do të jetë e gatshme për gjithë botën. Për momentin është testuar në nacionalitete të ndryshme për t'u siguruar që do të jetë efektive për të gjithë, dhe momentin kur të tregojë sukses, më në fund ne do të kemi një zgjidhje për COVID-19, dhe ne do të mund t’i kthehemi jetës normale

Vullnetarët janë duke bërë vepra vetëmohuese, duke vënë në dispozicion kohën dhe trupin e tyre për të mirën e njerëzimit.

Kjo vaksinë është zhvilluar në Kinë, nuk shkakton sëmundje, por ka kapacitet për të nxitur përgjigjen imunitare tek ju, që ju bën të jeni imun ndaj COVID-19.

Vaksina nuk është në shitje, është ende në zhvillim e sipër, na presin edhe shumë muaj për të siguruar që është 100% e sigurt, por sipas mjekëve ky është një lajm emocionues, sepse jep shpresë.

Nëse vaksina kalon fazën e tretë,ne mund të shtrëngojmë duart njëri tjetrit, të vizitojmë koncertet dhe të udhëtojmë kudo nëpër botë, pra çdo gjë do të kthehet në normale.

Deri atëherë, janë këta vullnetarë me vaksinën COVID-19 në trupin e tyre të cilët na japin shpresë./Motilokal.com