Vendi ynë vazhdon nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, me mot të kthjellët dhe të nxehtë. Ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë shtim vranësirash kryesisht përgjatë relieveve malore, ku priten edhe reshje shiu dhe mundësi dhe për breshër.
Sot do të mbajë mot i nxehtë i kthjellët dhe me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 26 deri në 32 °C.
Edhe dita e enjte do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 25 deri në 31 °C./Motilokal.com
