Pamje të tmerrshme, djegia e arave në Prishtinë [Foto]

Pamje të tmerrshme, djegia e arave në Prishtinë [Foto]

Djegia e barishteve në ara është bërë një dukuri shqetësuese dhe e shpeshtë tek qytetarët e Kosovës.

Po thuajse çdo ditë ka raste të djegies se mbeturinave, hamulloreve apo barishteve të egra, të cilat po e ndotin mjedisin dhe ka ngjallur reagime si te qytetarët, ashtu edhe tek institucionet, këta të fundit edhe kanë bërë thirrje për mos djegie.

Edhe përkundër thirrjeve të institucioneve, ekspertëve mjedisor, atyre të sigurisë dhe të Institutit të Shëndetit, i njëjti fenomen po vazhdon, edhe atë në kryeqytetin e Kosovës.

Në disa foto të shkrepura nga media online Motilokal.com në dalje të Prishtinës në Autostradën “Arbën Xhaferi” shihet ara duke u djegur.

Nga djegia e tyre përveç ndotjes së mjedisit rrezikohet edhe jeta e njerëzve dhe e botës së egër./Motilokal.com