Një stuhi e fuqishme me erëra të forta deri në 160 kilometra në orë ka lënë gati 1 milion amerikanë pa energji elektrike në Iowa, Illinois, Oklahoma, Nenraska dhe Wisconsin.
Në Çikago, çatia e një godine u shkatërrua tërësisht nga stuhia e quajtur “Derecho”, pamjet e dëmeve u filmuan nga një vizitor në qytet.
Në shumë zona, pemë të rrëzuara, makina të përmbysura dhe shtëpi të shkatërruara ishin panorama e pasojave të kohës së keqe që zgjati për disa orë.
Stuhia rrafshoi fushat e misrit, tha Jennifer Pickering për CNN. Ajo dukej si një tren dhe ndjehej sikur dilte fryma nga trupi i saj, tha ajo.
"Unë sinqerisht mendoja se do të vdisnim", tha Pickering.
Sipas Patrick Marsh, ekspert në Shërbimin Kombëtar të Motit, stuhi të tilla shkaktojnë më shumë dëme se një tornado normal, për shkak se era përhapet në një territor shumë më të madh, ndryshe nga tornadot që janë më të përqendruar.
Një stuhi e ngjashme në vitin 2009 shkaktoi më shumë se 500 milionë dollarë dëme, ndërsa pasojat e stuhisë së këtij viti, nuk janë llogaritur ende./Motilokal.com





