Shqipëria e bukur/ Plazhi i Krorëzës: Një mrekulli e paprekur e Rivierës shqiptare!

Shqipëria e bukur/ Plazhi i Krorëzës: Një mrekulli e paprekur e Rivierës shqiptare!

Me siguri nuk është një plazh shumë i dëgjuar për shumicën e turistëve dhe aq më pak i vizituar. Plazhi i Krorëzës është një nga xhevahiret e tjerë të Rivierës shqiptare, një plazh me të cilin mund të bieni “në dashuri me shikim të parë” sapo ta vizitoni. Për fat të mirë mund të thuhet në kontekstin shqiptar, ai mbetet ende një plazh i pashfrytëzuar në masë nga turistët dhe vizitorët, dhe që të ofron vetëm atë çka natyra i ka falur.

Kryeministri Edi Rama në profilin e tij ka publikuar disa foto nga ky plazh i mrekullueshëm, si ftesë për turistët të huaj dhe pushuesit vendas gjatë këtij sezoni turistik.

Image may contain: outdoor and water

Plazhi i Krorëzës, i cili përbëhet nga dy pjesë të ndara me njëra-tjetrën nga disa shkëmbinj të vegjël, ndodhet midis plazhit të Shpellë-Lukovës (në veri të tij) dhe Gjirit të Kakomes (që e ka në jug të tij).

Image may contain: mountain, sky, outdoor, nature and water

Është një plazh i virgjër, nuk ka kurrfarë rruge makine që mund t’iu çojë në të, dhe e vetmja mënyrë për ta eksploruar dhe shijuar është nga toka ose nga deti (me varkë).

Image may contain: ocean, sky, outdoor, nature and water

Zona më e afërt e vendbanimit me plazhin e Krorëzës është fshati i Shën Vasilit (para se të shkoni në Sarandë nga rruga e Bregut), ku banorët e zonës i shfaqin nëpër lokale me krenari peizazhet natyrore që ofron bregdeti i Krorëzës./Motilokal.com  

Image may contain: tree, plant, sky, ocean, outdoor, nature and water

Image may contain: ocean, sky, outdoor, nature and water