Planeti xhuxh më i afërt me Tokën është botë ujore

Planeti xhuxh më i afërt me Tokën është botë ujore

Ceres, planeti xhuxh më i afërt me Tokën midis Marsit dhe Jupiterit, është një "botë oqeanike" me një rezervuar të madh me ujë të kripur nën sipërfaqen e tij të ngrirë, bën të ditur shkencëtarët.

Të dhënat bazohen në analizimin e imazheve të anijes kozmike Dawn të NASA-s, që survejoi sipërfaqen e Ceres. Dawn orbitoi Ceres, që është rreth 965 kilometra rreth e rrotull, mes 2015-s dhe 2018-s derisa i mbaroi karburanti.

Në ditët e fundit, udhëtoni vetëm 32 kilometra nga sipërfaqja dhe fokusoi kraterin e Occator, ku bëri fotografi, skanime dhe analizime të gravitetit.

Gjetjet konfirmojnë praninë e një rezervuari nënujor të shëllirë - ujë i pasur me kripë - mbetje të një oqeani të gjerë nënujor që është ngrirë gradualisht.

Dr Carol Raymond, drejtuese e këtij misioni tha se të dhënat sugjerojnë se Ceres është një botë oqeanike dhe mund të ketë qenë gjeologjikisht aktive përgjatë viteve të fundit.

Ceres ka një diametër prej rreth 950 kilometra. Shkencëtarët u përqendruan në Kraterin Oktator, me gjerësi 57 kilometra, (92-km të gjerë), të formuar nga një ndikim rreth 22 milion vjet më parë në hemisferën veriore të Ceres. Ka dy zona të ndritshme - kore të kripës të mbetura nga lëngu që përshkohet deri në sipërfaqe dhe avullohet.

Uji konsiderohet si një përbërës kryesor për jetën. Shkencëtarët duan të vlerësojnë nëse Ceres ishte ndonjëherë i banueshëm nga jeta mikrobike.

Ceres ishte i pari planet që u vizitua nga afër dhe që vijon të shtojë kureshtjen e astronomëve./Motilokal.com