Sipërfaqet akullnajore në botë po zvogëlohen vit pas viti. Pak ditë më parë Shërbimi Kanadez i Akullit njoftoi se ka rënë masivi më i madh i akullit, i cili ishte i paprekur.
Akulli përbënte pothuajse gjysmën e malit Milne 72 metra katrorë në bregdetin veriperëndimor të ishullit Ellesmere të Nunavut, sipas një njoftimi të lajmeve nga Universiteti Carleton.
“Qytetet e tëra janë me atë madhësi. Këto janë copa të mëdha akulli”, tha Luke Copland, një glaciolog në Universitetin e Otavës i cili ishte pjesë e ekipit hulumtues që studionte masivin e Akullit Milne.
Sipas tij zona e akullit u tkurr për rreth 80 kilometra katrorë. Për krahasim, ishulli i Manhattan në New York mbulon afërsisht 60 kilometra katrorë. Por edhe shumë sipërfaqe të tjera, pritet të zhduken brenda 10 viteve të ardhshëm.
Arktiku ka qenë duke u ngrohur dy herë më shumë se niveli global për 30 vitet e fundit, për shkak të një procesi të njohur si amplifikim i Arktikut. Por këtë vit, temperaturat në rajonin polar kanë qenë intensive. Akulli i detit polar arriti masën e tij më të ulët në Korrik. Nxehtësia dhe zjarret e regjistruara që kanë djegur Rusinë Siberiane kanë sjellë pasoja të dëmshme.
Ekspertët kanë njoftuar se në Arktikun Kanadez këtë vit temperaturat kanë qenë të larta deri në 5 gradë Celsius mbi mesataren 30-vjeçare.
Kjo valë e nxehtësisë ka kërcënuar masive më të vogla akulli, të cilat mund të shkrihen më shpejt sepse nuk kanë pjesë të madhe siç e kanë akullnajat më të mëdha të cilat janë më të ftohta./Motilokal.com
