Vaksina kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Bashkimin Evropian (BE) mund të jetë gati deri në fund të vitit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisionerja e BE-së për Shëndetësi dhe Siguri Ushqimore, Stella Kyriakides, në një deklaratë për gazetën gjermane Handelsblatt, tha se kanë marrë shenja të mira për mundësinë e zhvillimit të vaksinës.
“Megjithëse bërja e parashikimeve është e rrezikshme në këtë pikë, ne kemi indikacione të mira që vaksina e parë do të jetë në dispozicion deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm”, tha ajo.
Ajo tregoi se vaksina nuk do t'i zgjidhë të gjitha problemet, por se mund të kalohet gradualisht në normale pasi të vaksinohet masa e ndjeshme në mesin e grupeve të rrezikuara.
Kyriakides shprehu shqetësimin nga rritja e rasteve në periudhën e fundit në vendet e BE-së, duke u bërë thirrje që të luftojnë në nivel lokal kundër rasteve në rritje.
"Për të parandaluar karantinën e dytë, duhet të jemi më shumë vigjilentë se çdoherë dhe nuk duhet të sillemi lirshëm", u shpreh ajo.
Sipas të dhënave të fundit, numri i të prekurve nga coronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 20 milionë.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 5.199.444 raste deri më tani. Pas SHBA-së renditen Brazili (3.035.582), India (2.215.074), Rusia (887.536), si dhe Afrika e Jugut (559.859)./Motilokal.com
