Putin: Vaksina ruse kundër koronavirusit është e gatshme

Putin: Vaksina ruse kundër koronavirusit është e gatshme

Presidenti rus Vladimir Putin, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se vaksina e parë në botë kundër koronavirusit do të regjistrohet në Rusi brenda disa ditësh.

Ai ka thënë se shkencëtarët rus i kaluan me sukses fazat e nevojshme të testimit dhe vërtetuan sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës.

“Ilaçi ynë i është përgjigjur në mënyrë adekuate me epideminë dhe tani jep shpresë jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë botën. Pasi sateliti Sovjetik i hapi rrugën njerëzimit për në hapësirë, tani vaksina ruse do t'i hapë rrugë të ardhmes pa COVID-19, maska dhe izolim shoqëror”, ka shkruar Putin./Motilokal.com