Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore i Turqisë, Fatih Dönmez, njoftoi se anija kërkimore “Oruç Reis” bashkë me anijet e tjera turke me emrat “Ataman” dhe “Cengiz Han” kanë lëshuar NAVTEX të ri, ku do të kryejnë punime sizmike në zonën e shpallur më parë afër brigjeve të Qipros në Mesdheun Lindor.
Sipas njoftimeve anija e kërkimeve sizmike “Oruç Reis” ka kapacitete të bëjë çdo lloj kërkimi gjeologjik, gjeofizik, hidrografik dhe oqeanografik, kryesisht kërkime në platformën kontinentale dhe për hidrokarbure.
Anija është nga të rrallat në botë që është e kompletuar me të gjitha pajisjet e aparatura te nevojshme dhe mund të bëjë kërkime gjeofizike, graviteti dhe magnetike 2 dhe 3-dimensionale.
Ajo mund të realizojë operacione sizmike 3-dimensionale deri në 8 mijë metra thellësinë, kurse deri në thellësinë 15 mijë metra operacione 2-dimensionale.
Çfarë është Navtex-i?
Është një sistem pajisjesh komunikimi që informon marinarët mbi parashikimet meteorologjike, të dhënat e lundrimit, situatat emergjente, sigurisë dhe zonat ku bëhen punime në det. Transmetimi bëhet me frekuencë me valë të mesme dhe sinjali mund të shkojë deri në distancën 400 milje detare (740 km)./Motilokal.com
