Pas reshjeve të shiut rritet niveli i ujit në liqenin e Përlepnicës

Pas reshjeve të shiut rritet niveli i ujit në liqenin e Përlepnicës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” në Gjilan ka njoftuar se pas reshjeve të shiut që kanë rënë javën që lëmë pas, niveli i ujit në liqenin akumulues në fshatin Përlepnicë është rritur për 2.2 metra.

“Niveli i ujit në liqenin akumules ka arritur në 22 metra, për 8 metra është më poshtë se kuota maksimale 30.30 metra”, thuhet në njoftim./Motilokal.com