Së paku shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të ligë që përfshiu siujdhesën greke Euboea (Evia). Mes viktimave është edhe një foshnje 8-muajshe, pasi shtëpia në katin a parë u përmbyt tërësisht nga uji. Ndërkohë, disa persona rezultojnë ende të zhdukur.
Moti i ligë shkaktoi dëme të mëdha materiale, duke dëmtuar rrugët dhe urat, veçmas në jug të Halkide, rreth 100 kilometra nga Athina. Është ndërprerë komunikimi rrugor dhe mënyra e vetme për të arritur deri te ishulli është trageti.
Shërbimi zjarrfikës mori 495 thirrje, prej tyre 47 ndërlidhen me persona të bllokuar nëpër shtëpitë dhe veturat e tyre. Së paku tetë prej 47 personave janë evakuuar me helikopterë.
Dhjetëra banorë kanë braktisur shtëpitë e tyre, veçanërisht në lokalitetin Politika dhe operacionet e shpëtimit janë ende në zhvillim. Kryeministri grek Mitsotakis ka shprehur dhembjen e tij për humbjet dhe se do të vizitojë sot ishullin, i dyti më i madh pas Kretës.
Nga Mbrojtja Civile greke theksuan se në rajon do të vazhdojnë kushtet e këqija klimatike, ndërsa qytetarët u paralajmëruan të ndërmarrin masa mbrojtëse./Motilokal.com
![]()

![Njerëzit qëndrojnë në një rrugë të përmbytur pas një stuhie në fshatin Politika, në ishullin Evia [Angelos Tzortzinis / AFP]](https://www.aljazeera.com/mritems/imagecache/mbdxxlarge/mritems/Images/2020/8/9/3c3067babc8d4a7f8b536a5ba9d92ac6_18.jpg)

