Reshjet e mbrëmshme të shiut kanë shkaktuar dëme të shumta në Komunën e Suharekës. Nga reshjet e mëdha të shiut në fshatin Shirokë ujë ka depërtuar në disa shtëpi, duke shkaktuar dëme materiale dhe pa të lënduar në njerëz.
Ndërsa pas reshjeve të shiut, të cilat kanë shkaktuar dëme të shumta në këtë komunë, ka reaguar kryetari Bali Muharremaj.
Muharremaj ka thënë se sot do të del me një vendim për formimin e një komisioni për vlerësimin e dëmeve.
“Reshjet e mbrëmshme të shiut kanë shkaktuar dëme të shumta në Komunën e Suharekës. Sot do të dal me një vendim për formimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve. Në secilën sfidë që na paraqitet, ne jemi bashkë që ta tejkalojmë”, ka shkruar ai në Facebook./Motilokal.com
