Rënia dramatike e gazrave që shkaktojnë efektin serë dhe ndotësve të ajrit, e parë gjatë izolimit global, do të ketë pak pasoja në ngrohjen e planetit, thonë shkencëtarët.
Sipas një analize të fundit shkencëtarët sugjeron që deri në vitin 2030, temperaturat globale do të jenë vetëm 0.01 °C më të ulëta nga sa pritej.
Por autorët theksojnë se natyra e rimëkëmbjes mund të ndryshojë ndjeshëm perspektivën afatgjatë.
Një stimul i fortë i gjelbër mund ta ndalonte botën të tejkalonte rritjen me 1.5 °C të temperaturës deri në mes të këtij shekulli.
Studimet të mëparshme tashmë kanë vërtetuar se ka pasur ndryshime domethënëse në emetimet e gazrave serë pasi sistemet e transportit u ndalë në të gjithë botën si pasojë e pandemisë.
Emetimet ditore globale të CO2 ranë me 17 për qind në kulmin e krizës.
Studimi i ri bazohet në këto gjetje duke përdorur të dhëna globale të lëvizshmërisë nga Google dhe Apple.
Profesori Piers Forster, nga universiteti Leeds, bashkë me kërkues të tjerë, përllogaritën se si 10 gazra të ndryshëm që shkaktojnë efektin serë dhe ndotës të ajrit ndryshuan nga shkurti në qershor në 123 vende.
Ata zbuluan se rënia arriti kulmin në muajin prill, me CO2, oksidet e azotit dhe emetimet e tjera kanë rënë nga 10 deri në 30 për qind në shkallë globale, kryesisht për shkak të rënies së trafikut.
Por studimi i ri tregon edhe se disa rënie të gazrave që shkaktojnë efektin serë kanë anuluar njëri tjetrin në kuptimin e ngrohjes.
Oksidi i azotit nga transporti normalisht kanë një ndikim të ngrohjeje në atmosferë.
Ai ra me 30 për qind e po ashtu edhe dioksidi i sulfurit që shkaktohet zakonisht nga djegia e qymyrit.
Emetimet e këtij gazi ndihmojnë në krijimin e aerosoleve, të cilat pasqyrojnë rrezet e diellit prapa në hapësirë dhe ftohin planetin.
Ky ekuilibrues, i kombinuar me natyrën e përkohshme të kufizimeve nga pandemia, bëjnë që pasojat në ngrohje deri në 2030, të mos mund të ndjehen shumë.
Qeveritë duan të shohin më shumë njerëz që përdorin biçikleta për të mirë të shëndetit dhe klimës./Motilokal.com
