Vranët dhe me shi, ky është moti për sot dhe fundjavë në Kosovë

Vranët dhe me shi, ky është moti për sot dhe fundjavë në Kosovë

Edhe sot dhe fundjavë do të vazhdojë të mbajë moti i paqëndrueshëm, kryesisht me vranësira, dhe reshje shiu. Gjatë pasditeve priten zhvillime të rrebesheve të shiut të shoqëruara me bubullimë.

Sipas parashikimit të Motilokal.com sot në Kosovë do mbajë mot i vranët dhe me reshje të mëdha shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 15 deri në 23 °C.

Edhe e shtuna do të jetë me mot të vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 24 °C.

E diela do të mbajë mot pjesërisht me re në mëngjes, ndërsa pasdite me vranësira dhe shiu. Temperaturat do të luhaten nga 17 deri në 23 °C. /Motilokal.com