Dhërmiu është një nga destinacionet më të frekuentuara të plazheve shqiptare. Ujërat e pastër kristalor, plazhet e izoluara, sportet ujore e bëjnë atë një nga plazhet më të preferuara për të rinjtë. Plazhet e ndryshme që janë pjesë e Dhërmiut janë Jaliksari, Shkambo dhe Gjipe.
I njohur edhe si fshati i shtëpive të bardha, Dhërmiu është i veçantë pasi që përputhët shumë mirë deti me malet, pra uji i pastër dhe i kaltër i Jonit bëhet bashkë me ajrin shumë të pastër dhe të shëndetshëm të maleve dhe nuk ka ku shkon më mirë dhe më mrekullueshëm së kaq.

Fshati përbëhet nga tre lagje: Kondraqa, apo Kallami që është lagja e parë për ata që vijnë nga Llogoraja; vijuar nga Gjileku dhe Dhërmiu – lagjja e tretë dhe më e madhja që i ka dhënë edhe emrin fshatit.
Në total, tërë fshati ka rreth 600 shtëpi, ku rreth 300 janë në Dhërmi, 150 në Gjilek dhe 150 në Kondraq. Fshati i Dhërmiut ndodhët 52 km në Jug të Vlorës, 72 km në veri të Sarandës dhe rreth 210 km nga kryeqyteti i Tiranës.

Ky vend me gjithë këto mrekulli është cilësuar si një prej perlave të rivierës shqiptare dhe numëron një numër të madh bunkerësh që janë ndërtuar që nga koha e Enver Hoxhës e që tashmë kanë mbetur të ekspozuara për vizitorët.
Vende tjera atraktive që duheni patjetër t’i vizitoni nëse jeni në Dhërmi janë: Shpella e Piratëve, Gjiri i Gjipesë, Grama dhe Alevrat.

Shpella e Piratëve është një shpellë e bërë e famshme nga libri i Petro Markos dhe më pas nga filmi i Kinostudios “Shqipëria Sot” me të njëjtin titull. Mund të arrihet nga deti dhe toka. Vendosur në shkëmbej thikë, në një det shumë të thellë që merr “ngjyrën e verës“ (Homer), Shpella e Piratëve, ruan vlera të rëndësishme turistike, që të sjellin në kohërat e Mesjetës.

Grama apo ndryshe i njohur si Gjiri i Gramës ndodhet në Veri të Dhërmiut dhe Palasës, në kepin më të njëjtin emër. Në shkëmbinjtë e ndodhura në këtë gji gjenden shumë mbishkrime dhe simbole, në gjuhën ilire. Ky emër, Grama (Gërma), vjen nga fakti, se shkëmbinjtë janë të gdhendur me gërma. Mund të shkohet në Gramë kryesisht nga ana e detit.

Alevrat është një vend interesant, të cilat duhen vizituar për të admiruar detin kristal dhe të thellë si dhe shkëmbin e vendosur pingul mbi det. Më një gji i vogël por tepër tërheqës, më një plazh shkëmbor, ngjitur më kodrën mbi të cilën është vendosur manastiri i Shën Theodhorit, Alevrat janë një vend që nuk duhen lënë pa u parë./Motilokal.com




