Reshjet e shiut që kanë filluar të bien që nga mbrëmja e së mërkurës kanë qenë të mirëseardhura për liqenet akumuluese Batllava dhe Badovci nga të cilat furnizohen qytetarët e Prishtinës.
Edhe pse mbushja është ende në centimetra të vogla po që është një lajm i mirë ky për kryeqytetin me rrethinë.
Sipas parashikimi të Motilokal.com reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe sot dhe nesër e deri në fundjavë, duke shpresuar që liqenet Batllava, Badovci dhe Përlepnica të mbushën nga të reshurat atmosferike./Motilokal.com
