‘Dimër në verë’, borë në kufirin mes Lombardisë dhe Tirolit të Jugut [Foto+Video]

‘Dimër në verë’, borë në kufirin mes Lombardisë dhe Tirolit të Jugut [Foto+Video]

Përderisa një pjesë e Evropës është duke u ballafaquar me temperatura ekstreme në rekord. Lombardia është goditur nga një valë e motit të ligë, që ka mbretëruar ditëve të fundit, duke rënë edhe borë në rajonin e Pass Stelvios, në kufirin midis Lombardisë dhe Tirolit të Jugut.

Parashikimi i motit kishte njoftuar reshjet e mundshme mbi 2.500 metra, dhe ulje të temperaturave.

Image may contain: sky

E që nga mbrëmje e djeshme bora ka zbardhur Alpet italiane. Bora në stinë e verës nuk është diçka e pazakontë për këtë pjesë të Italisë. Por bora në muajin gusht jep një pamje mahnitëse dhe interesante pasi shumë pjesë të Evropës janë duke u përvëluar nga i nxehti dhe temperaturat e larta./Motilokal.com

Image may contain: snow, sky, tree, outdoor and nature

Image may contain: sky and outdoor