Ndryshimet klimatike për pasoja kanë motin më ekstrem

Ndryshimet klimatike për pasoja kanë motin më ekstrem

Në shkallë globale shkenca tashmë e ka ndarë mendjen: shkarkimet njerëzore të gazeve serrë kanë çuar rritjen e temperaturës globale prej më shumë se 1 °C dhe pasojat janë të dukshme në mbarë botën.

Fillojmë me Australinë. Në fillim të këtij viti ky vend kishte përjetuar një në nxehtësi rekorde, përderisa Midwest-i i SHBA-ve u godit nga masa të akullit më të ftohta se në Antarktikë.

Ndërkohë në Britani të Madhe, temperaturat e dimrit u arritën deri në 20 °C të regjistruara për herë të parë ndonjëherë. Britania nuk është e njohur për valë të nxehta intensive, uraganet e egër apo stuhitë me borë. Por, në një botë që po bëhet më e ngrohtë, ndryshimi i klimës do të thotë që bota po i ekspozohet gjithnjë e më shumë motit ekstrem.

Për t'u përkufizuar si "ekstreme", një ngjarje e motit duhet të ndryshojë ndjeshëm nga gjendjet normale, të shoqërohet me pasoja të rënda dhe të jetë e rrallë. Për vende të ndryshme të botës, ngjarje të tilla me përmbytje, valë të nxehtësisë dhe thatësira pothuajse po bëhen normale.

Ndërsa temperatura globale vazhdon të rritet, deri në vitin 2050 valët e nxehtësisë të ngjashme me atë të vitit të kaluar mund të ndodhin çdo vit. Deri në vitin 2100, valët e nxehtësisë parashikohen të bëhen më intensive dhe më të gjata, me mundësi që temperatura të kalojë 40 °C dhe të zgjasin deri në 50 ditë.

Mirëpo kjo nuk mbyllet me kaq. Studimet na tregojnë se një atmosferë më e ngrohtë mund të mbajë më shumë lagështi, duke rritur kështu frekuencën dhe forcën e reshjeve. Nga viti në vit, modelet e reshjeve në të gjithë Europën do të ndryshojnë akoma më shumë, duke bërë që shiu të bjerë në hove më intensive.

Shkencëtarët theksojnë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po i shtyjnë lart temperaturat dhe po i rritin shanset e shfaqjes së ekstremeve të reja në nxehtësi dhe reshje shiu./motilokal/