SpaceX kthen dy astronautët e NASA-s në Tokë në anijen kozmike të Crew Dragon, duke nisur kështu 'një epokë të re në fluturimin hapësinor njerëzor'

SpaceX kthen dy astronautët e NASA-s në Tokë në anijen kozmike të Crew Dragon, duke nisur kështu 'një epokë të re në fluturimin hapësinor njerëzor'

Dy astronautët e NASA-s që udhëtuan për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me mjetin e ri fluturues Crew Dragon të kompanisë SpaceX, u kthyen me sukses në Tokë të dielën, pas një qëndrimi prej dy muajsh në orbitë.

Kapsula me astronautët Bob Behnken dhe Doug Hurley u ul me parashuta në Gjirin e Meksikës, duke i dhënë fund një udhëtimi që shënoi misionin e parë pas nëntë vitesh të NASA-s për dërgimin e astronautëve në stacionin orbital.


Menjëherë pas uljes, Behnken dhe Hurley raportuan se ndiheshin mirë. Drejt kapsulës nxituan motoskafët për të marrë astronautët.

Kapsula e misionit Endeavour u shkëput nga stacioni orbital të shtunën mbrëma për t’u ulur pranë brigjeve të Floridës të dielën pasdite.

"Faleminderit që bëtë pjesën më të vështirë dhe pjesën më të rëndësishme të fluturimit hapësinor njerëzor: duke na dërguar në orbitë dhe duke na sjellë në shtëpi të sigurt", tha astronauti Behnken.

Kjo ngjarje ka rëndësi historike sepse shënon rikthimin e një misioni hapësinor që niset dhe rikthehet nga Shtetet e Bashkuara qysh nga viti 2011, kur NASA braktisi misionet Shuttle. Nga ai moment SHBA duhet t’i kërkonte Rusisë transportin e astronautëve të saj në hapësirë.

Por rëndësi ka edhe “basti” i fituar pikërisht nga NASA për marrëveshjet me kompanitë private, e filluar në 2010, dhe që shihej si diçka e dyshimtë.

NASA kishte dhënë grante për 4.2 miliardë dollarë gjigantit Boeing për programin Starliner, që pati disa vështirësi, dhe 2.6 miliardë kompanisë Space X të Elon Musk, dhe pikërisht ky i fundit arrin të përmbyllë i pari një mision të tillë, që parashikon rikthimin  e pilotëve, për t’i lënë rrugën misioneve gjithmonë më të ndërlikuara dhe ambicioze nga sipërmarrësi afrikano-jugor.

Me kthimin e Demo-2, SpaceX ka fituar përvojë operacionale duke nisur njerëz për në hapësirë për herë të parë. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për Musk, i cili ka plane të mëdha për SpaceX.


Në të ardhmen të gjitha zbarkimet dhe transportet jashtë planetit Tokë në të ardhmen mund të kryen nga kompanitë private, siç është SpaxeX, kompania e Elon Musk.

Kështu, agjencia hapësinore ka të ngjarë të certifikojë automjetet e SpaceX për misionet e rregullta operative në hapësirë.

Kapsula e SpaceX, Dragon Endeavour, që transportonte astronautët e NASA-s, Doug Hurley dhe Bob Behnken, kreu një fluturim 18-orësh nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësinor për në Tokë./Motilokal.com