Në Shqipëri po vazhdon moti i nxehtë me origjinë nga Afrika. Ndërsa nga e mërkura pritet të kemi mot më të freskët me reshje shiu.
Dita e hënë në do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën nga 25 deri në 34 °C.
E marta do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell në orët e para të ditës, ndërsa pasdite me mot pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 23 deri në 32 °C.
Ndërsa e mërkura priten reshje shiu dhe ulje temperaturash. Temperaturat do të sillen prej 22 deri në 25 °C.
Java në Kosovë nis me mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Ndërsa nga e mërkura, pritet ndryshim i motit, ku pritet të kemi ulje temperaturash, shtrëngata me reshje të mëdha shiu të shoqëruara me bubullima dhe me mundësi për breshër.
Dita e hënë do të mbajë mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 30 °C.
E marta do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën prej 20 deri në 32 °C.
Nga e mërkura moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 21 deri në 22 °C. /Motilokal.com
