Moti i nxehtë sot dhe nesër, nga e mërkura shtrëngata me reshje shiu në Kosovë

Moti i nxehtë sot dhe nesër, nga e mërkura shtrëngata me reshje shiu në Kosovë

Java në Kosovë nis me mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Ndërsa nga e mërkura, pritet ndryshim i motit, ku pritet të kemi ulje temperaturash, shtrëngata me reshje të mëdha shiu të shoqëruara me bubullima dhe me mundësi për breshër.

Dita e hënë do të mbajë mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 16 deri në 30 °C.

E marta do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën prej 20 deri në 32 °C.

Ndërsa e mërkura do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 21 deri në 22 °C. /Motilokal.com