Astronautët e NASA-s nisën drejt Tokës

Astronautët e NASA-s nisën drejt Tokës

Dy astronautët e NASA-s që udhëtuan për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me mjetin e ri fluturues Crew Dragon të kompanisë SpaceX. Ata tashmë janë duke u kthyer për në Tokë, pas një qëndrimi prej dy muajsh në orbitë.

Kapsula me astronautët do të bjerë me parashutë në Gjirin e Meksikës, duke i dhënë fund një udhëtimi që shënoi misionin e parë pas nëntë vitesh të NASA-s për dërgimin e astronautëve në stacionin orbital.

Kapsula e misionit Endeavour me astronautët amerikanë Bob Behnken dhe Doug Hurley u shkëput nga stacioni orbital të shtunën mbrëma për t’u ulur pranë brigjeve të Floridës të dielën pasdite.

Janë mbushur 45 vite që kur kapsula e fundit amerikane, me ekuipazh, u ul në oqean. Asokohe ishte një kapsulë Apollo që u kthye në paqësor.

"Ishin dy muaj të shkëlqyer dhe ne vlerësojmë gjithçka që ju bëtë si ekuipazh për të na ndihmuar të provojmë aftësitë e Dragonit në fluturimin e tij të parë me njerëz," i tha astronauti Hurley anëtarit amerikan të ekuipazhit të mbetur në stacion, Chris Cassidy, para largimit.

Me uljen e së dielës në Atlantik, anija do të provojë se është në gjendje të transportojë me sukses astronautët për në hapësirë dhe t’i kthejë ata në Tokë. Këtë udhëtim kompania SpaceX e ka realizuar dhjetëra herë me ngarkesë por kurrë më parë me njerëz në bord.

Më 31 maj, SpaceX e sipërmarrësit miliarder Elon Musk, u bë e para kompani private që dërgon njerëzit në orbitë./Motilokal.com