Pse vrapimi është i mirë për shëndetin

Pse vrapimi është i mirë për shëndetin

Që nga krijimi njeriu ka vrapuar dhe ka ecur. Këto aktivitete i ka shumë natyrale dhe në gjene.

Fatkeqësisht, vrapimi dhe ecja janë zëvendësuar nga format e ndryshme të transportit (automobilat, trafiku urban). Shkencëtarët kanë dëshmuar që vrapimi redukton nivelin e kolesterinës së keqe, yndyrave, triglicerideve dhe sheqerit në gjak. Reduktohet rreziku nga krijimi i sëmundjeve të ndryshme, siç janë sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut dhe diabetit të tipit 2.

Përveçse në trup, vrapimi ka ndikim të mirë edhe në mendje. Me vrapim reduktohet rreziku nga krijimi i depresionit, ndërsa lehtësohen simptomat e depresionit. Reduktohet niveli i stresit, ankthi dhe nxitet disponimi i mirë. Me vrapim, sikurse edhe me aktivitet tjetër fizik, ju nxisni lirimin e hormonit të lumturisë.

Vrapimi konsiderohet si ushtrimi më i mirë aerobik që ndihmon trupin në shumë aspekte duke i dhënë atij më shumë energji, elasticitet si dhe e bën të duket më pak i plakur edhe pas shumë vitesh. Këto dhe shumë të tjera lexojini më poshtë për të kuptuar pse duhet të vrapojmë.

Redukton stresin

Të vrapuarit, ashtu si shumë ushtrime të tjera fizike është ndihmuesi më i mirë për t’u çliruar nga emocionet negative si dhe stresi. Ai ndihmon gjithashtu edhe në çlirimin e emocioneve pozitive duke luftuar deri diku depresionin e lehtë. Studimet tregojnë se të rriturit që vrapojnë më shumë, zakonisht janë më të lumtur se ata që nuk vrapojnë. Nëse do të vraponit do të ndiheshit jo vetëm më të lehtësuar, energjik, por edhe më kreativ. Përveç të tjerash ai të ndihmon të përmirësohesh edhe në ushtrime të tjera fizike apo tërë steminën tuaj.

Ndihmon në humbjen e peshës

Humbja e kileve të tepërta është një nga arsyet fillestare pse njerëzit fillojnë vrapin. Meqenëse është një nga ushtrimet më gjithëpërfshirëse, duke përmendur këtu vënien në lëvizje të të gjitha gjymtyrëve, sigurisht që është një ndër aktivitetet fizike më efikase për të humbur peshë. Gjatë këtij ushtrimi njeriu humb rreth 100 kalori për milje. Sepse meqë ai ndihmon edhe në ndërtimin e muskujve, pjesë jo aktive e metabolizmit do të rritet që do të thotë se keni më shumë gjasa të humbisni kalori teksa pushoni. Nëse e kombinoni vrapin me një dietë të shëndetshme, do të ndieni menjëherë një ndryshim në mënyrën se si dukeni.

Të mirat që përfiton trupi

Të mirat që përfiton jo vetëm trupi por edhe mendja është se teksa vrapojmë ndodh prodhimi i disa substancave të caktuara të njohura si endorfina, që stimulojnë një gjendje të qetë dhe mirë shpirtërore. Përveç kësaj disa njerëz mund të flenë më mirë në qoftë se vrapojnë. Sidomos ata të cilët vuajnë disi nga depresioni i lehtë apo një vetëvlerësim i ulët. Të vrapuarit të stimulon sensin e vetpërmbushjes jo vetëm në aspektin shpirtëror, por edhe në atë të realizmit të qëllimeve dhe synimeve jetësore.

Të bën më të bukur

Njerëzit që stërviten përmes vrapit duke djegur më shumë kalori kanë mundësi të kenë trup më të tonifikuar sesa ata që nuk e praktikojnë këtë sport. Në fakt, ushtrimet e koordinuara me vrap janë thelbësore dhe të rëndësishme për të mbajtur trupin jo vetëm në formë të mirë shëndetësore por edhe fizike.

Redukton vitet

Për momentin ndoshta nuk mund të duket e rëndësishme por trupi juaj do të ndihet në një formë vërtet të mirë kur vitet të kenë kaluar. Gratë zakonisht e vuajnë sëmundjen e dobësimit të kockave me kalimin e moshës. Studimet kanë vërtetuar se jo vetëm ushtrime të caktuara, por specifikisht të vrapuarit ndihmon vajzat t’i kenë kockat më të forta. Pra është shumë e rëndësishme të vraposh sepse trupi juaj jo vetëm që do të ketë një formë të kënaqshme, por do të duket më pak i plakur me kalimin e viteve./Motilokal.com