Edhe pse korriku ka qenë mjaft dinamik dhe kryesisht nuk ka patur mot jashtëzakonisht të nxehtë, por ditët e tij të fundit do të sjellin një valë të fortë nxehtësie në pjesë të Evropës. Temperaturat pritet të arrijnë në shumë zona deri në 40 °C.
Sipas parashikimit të Motilokal.com dita e enjte në Shqipëri dhe Kosovë do të vijon të mbetet nën ndikimin masave ajrore të nxehta nga Afrika, që do të mbretërojë moti i nxehtë i kthjellët dhe me diell.
Në Shqipëri sot temperaturat do të lëvizin nga 28 deri në 36 °C, gjatë ditës mund të arrijë deri në 40 °C.
Edhe në Kosovë sot pritet të jetë dita më e nxehtë, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, ku termometri do të regjistrojë temperatura deri në 38 °C.
Indeksi i rrezeve UV (Ultravjollcë) mbetet në vlera shumë të larta, prandaj gjatë orëve të mesditës rekomandohet t'i shmangemi qëndrimit të gjatë në diell./Motilokal.com
