Ditët e fundit të korrikut sjellin të nxehtin afrikan, temperatura deri në 35 °C në Kosovë

Ditët e fundit të korrikut sjellin të nxehtin afrikan, temperatura deri në 35 °C në Kosovë

Sipas parashikimit të Motilokal.com Kosova do të përfshihet nga i nxehti me origjinë nga Afrika veriore që do të sjellë mot kryesisht me diell gjatë ditëve të fundit të korrikut.

Dita e hënë do të mbajë mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell, ndërsa pasdite me vranësira dhe me mundësi për reshje. Temperaturat do të lëvizin nga 22 deri në 25 °C.

E marta do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën prej 16 deri në 27 °C.

Edhe e mërkura do të mbajë me mot të nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të sillen nga 18 deri në 31 °C. /Motilokal.com