Java e fundit e korrikut me mot të nxehtë, temperaturat deri 37 °C në Shqipëri

Java e fundit e korrikut me mot të nxehtë, temperaturat deri 37 °C në Shqipëri

Shqipëria pritet të përfshihet sërish nga rrymat e nxehta afrikane, ku do të mbizotërojë mot i nxehtë me diell dhe vranësira kalimtare në relievet malore. Ndërsa dita e enjte dhe e premte parashikohet të regjistrojnë vlerat me të larta deri në 37 °C.

Dita e hënë në do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën nga 25 deri në 31 °C.

E marta do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 33 °C.

Ndërsa e mërkura pritet të jetë edhe më e nxehtë, me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të sillen prej 22 deri në 34 °C. /Motilokal.com