Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Një termet me magnitudë 4 i shkallës rihter është regjistruar pak pas orës 16:00 të kësaj të diele në Shqipëri.

Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit ka 6 kilometra në jugperëndim të Peqinit.

Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 kilometra, rreth 37 kilometra në jug të Tiranës dhe 6 kilometra në jug perëndim të Peqinit, që sipas EMSC ka pasur një shkallë ndjeshmërie të  lartë.

Tërmeti është ndierë në disa qytete të vendit, në Lushnjë, Fier, Vlorë e Elbasan./Motilokal.com