Ndryshimi global i temperaturës i atribuohet faktorëve të jashtëm, e konfirmon studimi më i ri

Ndryshimi global i temperaturës i atribuohet faktorëve të jashtëm, e konfirmon studimi më i ri

Shkencëtarët e Universitetit e Oksfordit kanë konfirmuar se aktiviteti njerëzor dhe faktorët e tjerë të jashtëm janë përgjegjës për rritjen e temperaturës globale. Edhe pse, për një kohë të gjatë, ky ka qenë konsensusi i komunitetit shkencor, akoma mbetet e paqartë se si ciklet natyrore të oqeanit mund të ndikojnë në ngrohjen globale gjatë dekadave të shumëfishta. Përgjigjja është : fare pak deri aspak.

Në një studim të ri, të botuar në “Journal of Climate”, hulumtuesit në Institutin për Ndryshimin e Mjedisit kanë vëzhguar të dhënat e marra të oqeanit dhe temperaturave të tokës që nga viti 1850. Përveç faktorëve të shkaktuar nga njeriu si përqendrimet e gazrave me efekt serrë, në analizë u përfshinë edhe dukuri të tjera si shpërthimet vullkanike dhe majat e ndotjes së ajrit. Rezultatet treguan se ciklet e oqeanit me ndikim të ngadaltë nuk shpjegojnë ndryshimet afatgjata në temperaturën globale, që përfshijnë disa dekada të ngrohjes së përshpejtuar ose të ngadalësuar.

"Me konfidencë tani mund të themi se faktorët njerëzorë, si emetimet e gazrave serrë dhe ndotja e grimcave, së bashku me ndryshimet vit pas viti, të shkaktuara nga fenomenet natyrore si shpërthimet vullkanike ose ‘El Niño’, mjaftojnë për të shpjeguar pothuajse tërë periudhën afatgjate të ndryshime në temperaturë", shprehet autori i studimit, dr. Karsten Haustein. "Ideja se oqeanet mund të kenë ndikuar në klimë në një drejtim të ftohtë apo më të ngrohtë për dekada të tëra në të kaluarën dhe ngjashëm do ta bëjnë këtë në të ardhmen, nuk ka gjasa të jetë e saktë", plotëson autori në fjalë. Studimi tregoi se ngrohja globale që ndodhi gjatë periudhës së ngrohjes së hershme (1915 - 1945) ishte shkaktuar kryekëput nga faktorët e jashtëm. Më parë, ajo kryesisht u ishte i atribuar ndryshimeve të temperaturës natyrore të oqeanit, prandaj ka pasur paqartësi rreth asaj se sa ndikohet ngrohja globale nga faktorët e paparashikueshëm natyrorë. 

"Studimi ynë tregoi se nuk ka përcaktues të fshehtë të temperaturës mesatare globale", thotë bashkëautorja Dr. Friederike Otto. "Ndryshimi i temperaturës që ne e observojmë është për shkak të përcaktuesve që njohim. Sado që kjo tingëllon e mërzitshme, ndonjëherë rezultatet e mërzitshme janë me të vërtetë të rëndësishme. Në këtë rast, kjo nënkupton se do të shohim ndonjë surprizë kur këta përcaktues – si p.sh. emitimi i gazrave në atmosferë- ndryshojnë. Lajmi i mirë është se kur përqendrimet e gazrave serrë zbresin, atëherë edhe temperaturat do të bëjnë ashtu siç parashikohet. Ndërsa lajmi i keq është se nuk ka asgjë që mund të na kursejë, siç parashikohet, nga rritja e temperaturave nëse nuk arrijmë të zvogëlojmë në mënyrë drastike emetimet e gazrave serrë "./motilokal/