Me anë të një njoftimi zyrtar Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) u ka bërë thirrje qytetarëve të mbrohen nga goditjet e nxehtësisë ekstreme.
Sipas ISHP-së goditjet nga nxehtësia janë një nga ndërlikimet më të vështira të stresit termik. Kjo gjendje shkaktohet në kushtet e temperaturës së jashtme dhe nivelit të lartë të lagështirës së ajrit, si dhe për shkak të punës së rëndë.
Nga ekspozimi intensiv i organizmit në diell, shkaktohet rritje e menjëhershme e temperaturës së trupit, mbi 41 gradë brenda një periudhe të shkurtër kohore 10- 15 minuta.
Shenjat e goditjes nga nxehtësia janë:
• Temperatura e lartë e trupit (mbi 40 °C).
• Lëkura e thatë dhe e nxehtë.
• Frymëmarrja e vështirësuar.
• Takikardia-ritmi i shpejtë i zemrës (169/180 rrahje në minutë).
• Tensioni i ulët i gjakut.
• Marramendja, dhembja e kokës, të lodhurit.
• Përzierja e barkut dhe të vjellat, ngërçet, përhumbja, të ecurit e pasigurtë.
• Humbja e vetëdijes.
• Mungesa e djersitjes.
Nëse tek dikush vërehen simptomat e goditjes nga nxehtësia, është e domodoshme që brenda një afati sa më të shkurtër t’i ulet temperatura dhe t’i ofrohet ndihma e parë e domosdoshme.
Është e nevojshme:
• Të dërgohet personi në një dhomë të ftohtë ose në hije.
• Të çlirohet nga rrobat e tepërta.
• Të freskohet duke ia larë faqet me ujë të ftohtë, duke e vënë në vende të freskëta dhe të ajrosura.
• Nëse është në gjendje të vetëdijshme t’i jepet të pijë lëngje (pa kafeinë dhe alkool).
Rekomandohet zgjedhja e rrobave e përshtatshme për kushtet klimatike, pëlhurat e ndritshme dhe materialet natyrore, rihidratimi i rregullt, freskimi i herëpashershëm./Motilokal.com
