Tërmet me madhësi 7.8 ballë godet brigjet e Alaskës, alarm për cunami

Tërmet me madhësi 7.8 ballë godet brigjet e Alaskës, alarm për cunami

Një tërmet me madhësi 7.8 ballë goditi bregdetin e Alaskës mëngjesin e së mërkurës apo sipas orës lokale 23:20 të natës.  

Qendra e Kërkimeve Gjeologjike në SHBA (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte 99 kilometra në juglindje të rajonit Perryville.

Tërmetit me thellësi prej 10 kilometra është bërë paralajmërim për cunami.

Një paralajmërim për cunami është lëshuar pas tërmetit, sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës. Paralajmërimi është në fuqi për jugun e Alaskës dhe gadishullin e Alaskës - brigjet e Paqësorit e deri në Passim Unimak.

Nuk ka asnjë kërcënim për Hawaii, Uashington, Oregon dhe Kaliforni, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Tërmetet kanë më shumë të ngjarë të zhvillohen në cunami nëse janë me përmasa të mëdha, janë të cekëta, sipas USGS-së. Tërmetet midis madhësive 7.6 deri në 7.8 kanë potencialin për të prodhuar cunami shkatërruese.

Pas tërmetit të madh janë regjistruar të paktën 11 pasgoditje që shkojnë nga madhësitë prej 3.9 deri në 6.1, sipas meteorologut të CNN Pedram Javheri./Motilokal.com