Shkencëtarët publikojnë hartën më të madhe 3D të Universit

Shkencëtarët publikojnë hartën më të madhe 3D të Universit

Astronomët kanë publikuar hartën më të madhe tredimensionale të Universit të krijuar ndonjëherë. Ajo përfshin më shumë se 4 milionë galaksi dhe është rezultati i 2 dekadave kërkim nga një skuadër ndërkombëtare kërkuesish.

Përpjekjet e qindra shkencëtarëve nga rreth 30 institucione në mbarë botën kanë dhënë një "histori të plotë të zgjerimit të universit", tha Will Percival i Universitetit të Waterloo në Ontario, Kanada.

Pictured, the SDSS map. It is colour-coded to represent different types of galaxies and how they were spotted. The key for colours and galaxy type is in the bottom left. The images on the right are examples of each type of galaxy seen

Në projektin e lansuar më shumë se dy dekada më parë, studiuesit bënë "matjet më të sakta të historisë së zgjerimit për intervalin më të gjerë të kohës kozmike", tha ai në një deklaratë.

Studimet për galaktikat dhe matjet në distancë gjithashtu kontribuan në një kuptim më të mirë të zgjerimit të universit në miliarda vjet.

An image grab from a handout computer animation made available on July 19, 2020, by the Swiss Federal Institute of Technology Lausanne (EPFL) shows the Earth with stellar constellations. (Photo by Handout / Swiss Federal Institute of Technology Lausanne / AFP)

Por Kyle Dawson nga Universiteti i Utah, i cili publikoi hartën, tha që studiuesit zgjidhën një "hendek problematik në mes 11 miliardë vjet".

Përmes "pesë vjet vëzhgimesh të vazhdueshme, ne kemi punuar për të mbushur atë boshllëk, dhe ne jemi duke përdorur atë informacion për të siguruar disa nga përparimet më thelbësore në kozmologji në dekadën e fundit", tha ai.

An image grab from a handout computer animation made available on July 19, 2020, by the Swiss Federal Institute of Technology Lausanne (EPFL) shows a map of the universe in expansion. (Photo by Handout / Swiss Federal Institute of Technology Lausanne / AFP)

Astrofizikani Jean-Paul Kneib nga Instituti Federal i Teknologjisë në Zvicër (EPFL) në Lozanë, i cili inicioi eBOSS në vitin 2012, tha se qëllimi ishte të prodhohej "harta 3D më e plotë e Universit gjatë gjithë jetës së Universit".

Për herë të parë, studiuesit u përqendruan në "objektet qiellore që tregojnë shpërndarjen e materies në Universin e largët, galaktikat që formojnë në mënyrë aktive yje dhe objekte qiellore".

An image grab from a handout computer animation made available on July 19, 2020, by the Swiss Federal Institute of Technology Lausanne (EPFL) shows the Solar System, with stellar constellations. (Photo by Handout / Swiss Federal Institute of Technology Lausanne / AFP)

Harta tregon filamente të materies dhe zbrazëtira që përcaktojnë më saktë strukturën e universit që nga fillimet e tij kur ishte vetëm 380,000 vjet i vjetër.

Për pjesën e hartës që lidhet me universin 6 miliardë vjet më parë, studiuesit vëzhguan galaktikat më të vjetra dhe më të kuqe.

An image grab from a handout computer animation made available on July 19, 2020, by the Swiss Federal Institute of Technology Lausanne (EPFL) shows a map of the universe in expansion. (Photo by Handout / Swiss Federal Institute of Technology Lausanne / AFP)

Për periudha më të largëta, ata përqendroheshin te galaktikat më të reja - ato blu. Për t'u rikthyer edhe më tej, ata përdorën objekte të largëta qiellore, galaktika, vrima e zezë e cila është jashtëzakonisht ndriçuese.

Harta zbulon se zgjerimi i universit filloi të shpejtohet në një moment dhe që prej asaj kohe ka vazhduar ta bëjë këtë.


Studiuesit thanë se kjo duket të jetë për shkak të pranisë së energjisë së errët, një element i padukshëm që përshtatet në teorinë e përgjithshme të relativitetit të Albert Einsteinit, por origjina e të cilit ende nuk është kuptuar.

Astrofizikantët e kanë ditur prej vitesh që universi po zgjerohet, por nuk kanë qenë në gjendje të matin shkallën e zgjerimit me saktësi.

Krahasimet e vëzhgimeve të eBOSS me studimet e mëparshme të universit të hershëm kanë zbuluar mospërputhje në vlerësimet e shkallës së zgjerimit./Motilokal.com