Pas lëkundjeve të forta të tërmetit që tronditi vendin tonë, Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka dalë me informacione zyrtare duke iu referuar Institutit të Energjisë Ujit dhe Mjedisit, e cila deklaron se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter. Epiqendra ka qenë 30 km në veri të Durrësit. Në bregdet afër kepit të Rodonit.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ky është tërmeti më i fortë në 20-30 vitet e fundit.
Nga dridhjet e forta është shembur një shtëpi pranë autostradës Tiranë - Durrës janë lënduar dy persona dhe në tre persona në Pezë. Dy të moshuar kanë pësuar lëndime pranë pallatit HAWAI afër qendrës Kristal.
Ndërsa në Durrës në një market kanë rënë pothuajse të gjitha sendet nga raftet. Kurse në Tiranë është rrezuar një pjesë e kulmit dhe fasadës së Universitetit të Gjeoshkencës, ku janë dëmtuar edhe disa vetura që kanë qenë të parkuara. /Motilokal.com
71667583_129010598424414_2434533736752879906_n.mp4







