Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA) dhe NASA ka publikuar fotot e para të Diellit të kapura nga misioni i përbashkët, “Orbiteri Diellor”.
Imazhet mahnitëse më të afërta të Diellit të marra deri më tani, janë fiksuar nga një distancë prej rreth 77 milionë kilometra. Këto janë fotografitë e kapura më pranë se kurrë nga ylli kryesor i sistemit tonë.
ESA dhe NASA arritën të regjistrojnë minigoditje të quajtura “zjarr kampi”.
Orbiteri Diellor është një satelit që vëzhgon Diellin, i zhvilluar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës.
Përmes këtij sistemi, shkencëtarët shpresojnë që të marrin të dhëna mbi krijimin e “erës diellore” ose rrjedhën e copëzave që vijnë nga Dielli dhe ndikojnë të gjithë sistemin diellor.
“Dielli ka një sipërfaqe relativisht të ftohtë prej rreth 5.500 gradësh të rrethuar nga një atmosferë super e nxehtë prej më shumë se një milion gradë”, shpjegoi shkencëtari i projektit ESA, Daniel Müller.
Për krahasim, Toka është mesatarisht larg nga Dielli rreth 149 milionë kilometra./Motilokal.com



![]()



