Rreth gjashtë muaj më parë, koronavirusi i ri nuk kishte as një emër. Por nga janari e tutje, virusi i rrezikshëm “shpërtheu” dhe brenda pak muajsh u përhap në gjithë botën me shpejtësi alarmante, siç tregohet nga një animacion të publikuar nga Daily Mail.
Ndërsa sot planeti numëron pothuajse 13.5 milionë raste, dhe më shumë se 500,000 kanë vdekur që për ekspertët numri vërtetë është shumë më i lartë.
Sipas mediave të huaja, dizajnerët e vizualizimit të të dhënave në Global Stats përdorën të dhëna nga Raportet e Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) për të krijuar “një video të periudhave kohore” që tregojnë se si rastet u rriten në vende të ndryshme nëpër botë.
Aty tregohet gjithashtu se si janë ndryshuar nivelet e vdekjes ndërsa virusi është përhapur dhe dinamika e pandemisë është zhvendosur.
Dhe sot, vetëm një pjesë e vogël e vendeve në botës – kryesisht kombe të vogla ishujsh – mbeten “të paprekura” nga koronavirusi.
Global Stats tregon se sa i fortë dhe i fshehtë është armiku me të cilin përballet njerëzimi./Motilokal.com
