Ndryshon moti, sot dhe fundjavë priten reshje shiu në Kosovë

Ndryshon moti, sot dhe fundjavë priten reshje shiu në Kosovë

Sipas parashikimit të motilokal.com këtë fundjavë në Kosovë pritet të depërtojë masa më të freskët ajrore nga Atlantiku verior.

Sot parashihet të mbajë mot i nxehtë, gjatë paradites pjesërisht me re, ndërsa pasdite pritet shtim i vranësira dhe rrebeshe shiu me bubullimë. Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin nga 16 deri në 25 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të freskët dhe me reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 15 deri në 17 °C.

Edhe diela do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 15 deri në 21 °C. /Motilokal.com