Për ju që e keni planifikuar ta kaloni fundjavën në Brezovicë dhe Rugovë – njihuni me motin

Për ju që e keni planifikuar ta kaloni fundjavën në Brezovicë dhe Rugovë – njihuni me motin

Për shumicën e njerëzve ajri i freskët i muajve të vjeshtës nuk ka të krahasuar. Pas një vere me diell përvëlues dhe temperatura të larta, si duket shpirti gjen një qetësi në stinën e vjeshtës.

Fakti që stinët po ndryshojnë, koha është freskuar, a mos do të thotë se nuk kemi asgjë për të bërë dhe thjesht do të na kapë rutina e mërzitshme?

Jo, vjeshta na ofron disa aktivitete me të vërtetë argëtuese të cilat nuk mund t’i gjejmë në asnjë stinë tjetër. Pas një jave punë dhe angazhime ju mund ta kaloni një fundjavë në fshat apo në Brezovicë, Prevallë dhe Rugovë. Por ju duhet së pari të mësoni si është moti.

Motiloakl e keni kudo një klikë në internet apo mund ta shkarkoni në telefonin tuaj dhe të njoftoheni me parashikimin e motit.

Moti në Brezovicë për ditën e shtunë do të jetë pothuajse i kthjellët me diell dhe i freskët, ku temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 14 °C. Të dielën do të mbaj mot i kthjellët, temperaturat do të sillen prej 9 deri 18 °C.

Ndërsa në Rugovë për ditën e shtunë do të mbajë mot pothuajse i kthjellët, temperaturat pritet të lëvizin prej 1 deri 13 °C. E diela do të jetë me mot të kthjellët, temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 18 °C./Motilokal.com