Pas një kohe me mot të nxehtë, në vendin tonë pritet që të pësojë ndryshime. Gjatë ditës së sotme dhe nesërme priten reshje shiu në formë të shtrëngatave.
Sot në Shqipëri do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell në orët e para të ditës, ndërsa pasdite pjesërisht me re dhe me reshje shiu në relievet malore. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 20 deri në 29 °C.
Paraditja e së shtunës pritet të jetë me reshje lokale shiu, kurse pasditja me mot të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 19 deri në 26 °C.
Ndërsa e diela do të mbajë mot i kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 18 deri në 26 °C./Motilokal.com
