Një pjesë e Italisë është përfshirë nga stuhi me shira dhe erëra të forta, duke shkaktuar shumë probleme.
Pamje apokaliptike janë xhiruar në Palermon e goditur gjatë 24 orëve të fundit nga rrebeshe të pazakonta shiu që shkaktuan përmbytje të këtyre përmasave.
Sipas njoftimeve nga reshjet e mëdha të shiut janë përmbytur rrugë, autostrada, lumenjtë kanë dalë nga shtrati.
Të gjendur të papërgatitur, dhjetëra drejtues mjetesh u përpoqën të shpëtonin duke notuar.
Njerëzit ishin të tmerruar me situatën e krijuar, ata thanë se kishin parë një çift që i mbyti rryma në rrugët me ujë.
Autoritetet vendëse thanë se ekipet e emergjencës po punojnë për të larguar ujin nga rrugët, të cilët thanë se deri më tani nuk kishte asnjë viktimë, apo njoftime për persona të zhdukur./Motilokal.com


