Ndryshimet klimatike, mijëra të rinj protestojnë në mbarë botën

Ndryshimet klimatike, mijëra të rinj protestojnë në mbarë botën

Derisa udhëheqësit botërorë po përgatiten të takohen në Nju Jork për Samit për Klimën javën e ardhshme, miliona të rinj nga e gjithë bota i janë bashkuar protestave për të kërkuar veprime më të shpejta kundër ndryshimeve klimatike.

Protestat të cilat po mbahen në 150 vende të botës janë frymëzuara nga aktivistja 16 vjeçare Greta Thunberg, me origjinë nga Suedia.

Australia, ishte e para që nisi manifestimin, mëngjesin e të premtes, me organizatorët që thanë se rreth 300 mijë nxënës kishin bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar protestës në Melburn, Sidnei dhe qytete të tjera të vendit me pankarta në duar me sloganin "Do të shkojmë në shkollë kur toka të jetë e freskët", “Të shpëtojmë Tokën”, duke iu bërë thirrje politikanëve të ndërmarrin masa.

Edhe në Evropë e SHBA aktivistë në mbrojtje të mjedisit po protestojnë kundër ndryshimeve klimatike. Protestuesit janë mbledhur në Londër, Paris dhe Berlin këtë të premte, në atë që pritet të jetë protesta më e madhe në mbrojtje të mjedisit në historinë e planetit. Në New York 1.1 milion studentë kanë marrë leje nga shkollat e tyre për të dale në rrugë.

Ndërkaq në Londër grupi Extiction Rebellion organizoi një funeral fals, “varrimin e të ardhmes”, përpara London Fashion Week.

Në Hamburg të Gjermanisë, Thunberg tha se mbi 50 mijë të rinj morën pjesë në protesta.

Thunberg ka aktivizuar të rinjtë në mbarë botën që kur ajo filloi të protestojë me një pankartë jashtë ndërtesës së parlamentit Suedez në gusht të viti 2018.

Samiti i javës së ardhshme do të bashkojë liderët botërorë për të diskutuar strategjitë e zbutjes së ndryshimeve klimatike, si kalimi në burimet e rinovueshme të energjisë nga karburantet fosile.

Ndërsa të dhënat satelitore flasin për valën e nxehtësisë, rritjen mesatare në nivel global të detit, me 3 milimetra në vit, e shkaktuar jo vetëm nga shkrirja e akullnajave por edhe nga zgjerimi termik i ujërave.  Efektet e një klime në ndryshim ndikojnë në ekosistem, që nga bimët e kafshët e deri tek njeriu, thonë shkencëtarët. /Motilokal.com